Aksident tragjik në Pejë, humb jetën vëllai i fituesit të “Big Brother VIP Albania”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Qungur të Pejës, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pas një përplasjeje mes një veture dhe një katërçiklete.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Bllagajë të Pejës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan njësitë policore dhe ekipet mjekësore. Fatkeqësisht, mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej të lënduarve, ndërsa një tjetër u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se viktima është Eldion Kelmendi, vëllai i artistit të njohur dhe fituesit të spektaklit televiziv “Big Brother VIP Albania”, Gjesti. I plagosur rëndë ka mbetur Kadri Berisha, i cili po trajtohet nga mjekët.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës deklaron:
“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të aksidentit tragjik.




