KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident tragjik në Berat, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy pasagjerë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Poliçan–Berat, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”.
Rreth orës 18:00, një automjet me drejtues E. B., 34 vjeç, banues në Berat, ka dalë nga rruga pasi dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin e mjetit. Për pasojë, 34-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe dy pasagjerët që udhëtonin bashkë me të, A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.




