AKTUALITETSTAR CHANNEL
Lushnjë – Emra të rinj në krye të drejtorive të Bashkisë

Gjatë një takimi me strukturat lokale socialiste në Lushnjë, zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar sot emrat e parë që do të marrin drejtimin e disa institucioneve në varësi të Bashkisë, pas procesit të dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri.
Në mbledhjen e zhvilluar u vendosën tre emërime të reja:
- Elida Mezini, nënkryetare e Bashkisë Lushnjë
- Arjola Beqo, drejtoreshë e Urbanistikës
- Elson Zeka, drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike
Balluku theksoi se procesi i riorganizimit do të vijojë edhe me emërime të tjera në ditët në vijim, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të strukturave vendore për të rritur efikasitetin dhe transparencën e shërbimeve ndaj qytetarëve.




