POLITIKËSTAR CHANNEL

Balluku në Roskovec: Vlerësim për vazhdimësinë dhe shërbimet efikase për qytetarët

Ndryshe nga bashkitë e tjera të qarkut Fier, ku kërkoi ndryshime në drejtori e struktura, zv.kryeministrja Belinda Balluku ndaloi në Roskovec pa bërë kërkesa për lëvizje në administratë, por duke përgëzuar punën e deritanishme të bashkisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë takimit me grupin socialist të këshilltarëve bashkiakë, Balluku e cilësoi Roskovecin si një model efikas të administratës vendore, duke kërkuar angazhim më të madh në vendimmarrje transparente dhe në mbështetje të projekteve që janë realizuar e po zhvillohen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Bashkëpunimi mes institucioneve dhe përfaqësuesve vendorë është çelësi i suksesit për një Roskovec më të mirë e më të zhvilluar”, u shpreh Balluku.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Një nga shembujt e suksesshëm që ajo veçoi ishte zyra e shërbimeve publike, e cila me procedura të thjeshtuara, staf të trajnuar dhe fokus tek qytetari, është kthyer në një pikë referimi për administratën vendore si aleat i vërtetë i komunitetit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button