KRONIKËSTAR CHANNEL

Profesori italian mbahet në burg në Fier pas aksidentit me një viktimë në Qafën e Koshovicës

Një aksident i rëndë i ndodhur më 8 gusht 2025 në Qafën e Koshovicës, ku mbetën të plagosur katër persona dhe njëri prej tyre, një i mitur, humbi jetën disa ditë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë, është kthyer në çështje të ndjeshme ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për këtë ngjarje, në burgun e Fierit prej dy muajsh mbahet Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s në Itali. Ai u arrestua në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor, i akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas njoftimit të Policisë së Fierit, aksidenti ndodhi pasi mjeti i drejtuar nga pedagogu italian dyshohet se ndërpreu rrugën e një automjeti tjetër, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Avokatët mbrojtës hedhin poshtë akuzat, duke argumentuar se D’Angelo udhëtonte me shpejtësi të ulët dhe nuk kishte mundësi të shmangte përplasjen. Ata theksojnë se ligji shqiptar parashikon mbajtjen në paraburgim në raste me pasoja fatale, derisa të përfundojnë akt-ekspertimet.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja ka ndezur reagime të forta në Itali. Deputetë të parlamentit italian, përfshirë Luciano D’Alfonsën, i kanë kërkuar Presidentit Bajram Begaj të ndërhyjë për kthimin e profesorit në Itali. Universiteti i L’Aquila-s ka deklaruar mbështetje të plotë për lirimin e tij, ndërsa ambasada italiane në Tiranë dhe konsullata e përgjithshme në Vlorë po ndjekin nga afër procesin.

Mediat italiane paralajmërojnë se kjo situatë mund të shndërrohet në një rast diplomatik mes Tiranës dhe Romës, nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë.

Related Articles

Back to top button