KRONIKËSTAR CHANNEL

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, një automjet i dyshimtë çon hetimet në Fier

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Salari të Tepelenës, ku një biznesmen italian është gjetur i vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Edoardo Sarchi, 44 vjeç, ortak në një fabrikë tullash në Tiranë. Prej rreth 25 vitesh ai jetonte në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve zyrtare, numri i të shoqëruarve nga policia ka arritur në pesë persona. Mes tyre është edhe Eqerem Braçe nga Fieri, ortaku i viktimës në fabrikën e tullave, i cili ishte me Sarchin ditën e ngjarjes pasi kishin dalë për gjah.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në dëshminë e tij, Braçe ka deklaruar se një person i paidentifikuar ka hapur zjarr drejt automjetit të italianit, dhe pasi ka parë situatën, ai ka dalë për t’i dhënë ndihmë. Sipas versionit të tij, trupi i viktimës ndodhej disa metra larg automjetit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Megjithatë, ky version mbetet për t’u verifikuar, pasi ekspertiza paraprake nuk ka gjetur gjurmë plumbash në automjetin e Sarchit, por vetëm një gomë të shfryrë. Kjo ka ngjallur dyshime mbi rrethanat e ngjarjes dhe saktësinë e dëshmisë së Braçes.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Gazment Braçen, djalin e Eqerem Braçes, i cili sipas burimeve ka qenë gjithashtu i pranishëm në vendngjarje. Ai kërkohet për t’u marrë në pyetje lidhur me detaje që mund të ndihmojnë zbardhjen e plotë të vrasjes.

Hetimet po vijojnë në disa pista, ndërsa grupi hetimor po bashkëpunon ngushtë me autoritetet italiane për të sqaruar motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related Articles

Back to top button