KRONIKËSTAR CHANNEL

Tepelenë/ Hetimet për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi marrin drejtim të ri, ndalohet djali i ortakut

Hetimet për vrasjen e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i gjetur i pajetë pranë fshatit Salari në Tepelenë, kanë marrë një tjetër drejtim pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe kapjes së një personi kyç.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ekspertiza ka treguar se viktima humbi jetën si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë, që shkaktoi gjakderdhje fatale, duke hedhur poshtë versionin fillestar të ortakut të tij, Eqerem Braçi, i cili pretendonte se Sarchi ishte plagosur nga një sulm me armë gjatë tentativës për t’u larguar. Hetimi teknik i automjetit nuk gjeti gjurmë plumbash, përveç një gome të shfryrë, duke ngritur dyshime mbi të dhënat e dhëna nga Braçi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, policia ka ndaluar Gazment Braçin, djalin e Eqerem Braçit, të dy banues në Fier, i cili më herët ishte shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Ai aktualisht po merret në pyetje nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas burimeve nga hetimi, pista kryesore tashmë po zhvendoset drejt një konflikti të mundshëm mes ortakëve të fabrikës së tullave në Tiranë, që Sarchi dhe Braçi kishin bashkë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button