KRONIKËSTAR CHANNEL
Mallakastër – 54-vjeçari ndalohet nga Policia, dyshohet për ngacmim sek*ual të së bijës 14-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mallakastër, ku Policia ka ndaluar një shtetas 54-vjeçar, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të mitur.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier bëri të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndaluar shtetasin Mysret Maraj, 54 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer ngacmime seksuale ndaj vajzës së tij, vetëm 14 vjeçe.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit, e cila do të vijojë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tronditëse.




