Balluku dhe Subashi për nënkryetarët e rinj të Bashkisë Fier: Ristrukturim dhe përmirësim i shërbimeve ndaj qytetarëve

Pas zyrtarizimit të katër nënkryetarëve të rinj të Bashkisë Fier, zv/kryeministrja Belinda Balluku në një prononcim për mediat ka theksuar se ky proces ka nisur disa muaj më parë si pjesë e një riorganizimi të mirëfilltë të bashkisë, me qëllim rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Balluku ka theksuar rëndësinë e ristrukturimit të thellë të strukturave të bashkisë, duke përfshirë ndarjen e detyrave, dixhitalizimin e shërbimeve dhe, mbi të gjitha, transparencën ndaj qytetarëve.
Në ndërkokë, kryebashkiaku Armando Subashi ka vënë në dukje se ky është një proces që do të vijojë edhe në institucionet vendore. Sipas tij, struktura e re e bashkisë do të ndryshojë tërësisht brenda dy-tre muajve në vijim, në përputhje të plotë me statusin e nënpunësit civil për çdo punonjës.
Ndërkohë, sa i përket zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen në disa bashki të vendit, Balluku është shprehur e bindur se Partia Socialiste do të ketë të njëjtin sukses si në 11 maj, jo vetëm në Fier, por në të gjithë Shqipërinë.




