KRONIKËSTAR CHANNEL

Kapet në Muriqan 56-vjeçari nga Fieri, i dënuar në Itali me 16 vite burg për trafik droge dhe prostitucion

Muriqan – Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u arrestua 56-vjeçari Spartak Joanu, banues në Fier, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në bazë të legjislacionit penal italian.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button