Shkodër/ Ndahet nga jeta pas 3 muajsh në koma Arjan Kraja, punonjësi i OSSH që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja
Shkodra është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Arjan Krajës, punonjës i OSSH Shkodër, i cili humbi betejën me jetën pas tre muajsh në koma.
Arjani u dërgua me urgjencë në spital pas një akti heroik në detin e Velipojës, ku ndërhyri për të shpëtuar dy fëmijë që rrezikonin të mbyteshin. Falë guximit dhe humanizmit të tij, fëmijët shpëtuan, por ai vetë pësoi komplikacione të rënda shëndetësore dhe nuk arriti të rikuperohej.
Lajmi i trishtë ka pikëlluar familjarët, kolegët dhe të gjithë komunitetin shkodran, që e njohën Arjanin si një njeri të qetë, të përkushtuar dhe gjithmonë gati për të ndihmuar të tjerët.
Akti i tij heroik do të mbetet gjatë në kujtesën e Shkodrës dhe në zemrat e atyre që ai shpëtoi me sakrificën më të madhe – jetën e tij.




