KRONIKËSTAR CHANNEL

“Doja të ndihmoja familjen time të varfër”/ 22-vjeçari shqiptar në Itali kapet me kokainë, vlera marramendëse 16 milionë euro

Karabinierët italianë kanë sekuestruar një sasi rekord prej 200 kilogramësh kokainë në një apartament në zonën e Tor Vergatës, në Romë, gjatë një operacioni antidrogë që çoi në arrestimin e Kristianit, një 22-vjeçar me origjinë shqiptare.

Lënda narkotike kishte një vlerë prej rreth 16 milionë eurosh dhe ishte e ndarë në 191 pako, të fshehura në vende të ndryshme të banesës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë bastisjes, karabinierët gjetën gjithashtu 30,000 euro para të gatshme, si dhe një armë zjarri , e cila rezultoi e vjedhur. Sipas autoriteteve, banesa e të riut shërbente si një qendër shpërndarjeje droge, e pajisur me elementë logjistikë të sofistikuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.

Kristiani u arrestua jashtë apartamentit të tij, pasi sjellja e tij ngjalli dyshime te patrulla e karabinierëve. Gjatë kontrollit, ai kishte një shumë të konsiderueshme parash me vete, ndonëse ishte i regjistruar si i papunë. Kjo çoi më pas në kontrollet e mëtejshme në banesën e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetuesit zbuluan gjithashtu se i riu kishte modifikuar makinën e tij, duke e pajisur me një vend të fshehtë, që hapej përmes një tastiere me kod dhe aktivizimit përmes çelësit të ndezjes një mekanizëm i përdorur për të shmangur kontrollet gjatë transportimit të drogës.

Në seancën e parë, Kristiani pranoi fajësinë pjesërisht, duke pretenduar se ishte përfshirë në këtë aktivitet për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të familjes së tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“U përfshiva në një situatë të gabuar sepse familja ime është shumë e varfër, jeton në kushte të dëshpëruara dhe të vështira”, tha ai para gjykatës, sipas raportimit të La Repubblica.

Gjithashtu ai  shtoi se po kthehej në Shqipëri në momentin e ndalimit dhe se është hera e parë që përfshihet në një aktivitet të tillë kriminal. Lidhur me armën, ai deklaroi:

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

“Nuk është e imja. Nuk e kam blerë dhe as përdorur ndonjëherë.”

Kristiani nuk pranoi të zbulojë asnjë informacion për rrjetin kriminal apo personat që qëndrojnë pas kësaj sasie të madhe narkotikësh. Gjyqtari vendosi masën e arrestit me burg, ndërsa avokatja e tij, Dalila Milano, ka paralajmëruar një ankim në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar një masë më të butë sigurie.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button