KRONIKËSTAR CHANNEL

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, Melasin Ramaj, i kapur me arsenal armësh në lagjen “Kastriot”

Melasin Ramaj, personi i arrestuar disa ditë më parë në Fier, është sjellë sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Seanca po drejtohet nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Elona Gixhari. Në krah të të pandehurit ndodhet avokati mbrojtës Arap Shkopi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Melasin Ramaj u arrestua pas një operacioni të Policisë së Fierit, gjatë të cilit u zbulua një bazë kriminale në lagjen “Kastriot”, ku u gjetën dhe u sekuestruan 13 armë zjarri, mes tyre armë automatike, snajpera, silenciatorë, municione dhe pjesë armësh që dyshohej se tregtoheshin për kontigjentin kriminal.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Vendimi për masën e sigurisë ndaj Ramajt pritet të jepet gjatë ditës së sotme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button