BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të njohur! Dyshohet për atentat

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë natës në qytetin Pomezia, pranë Romës, ku makina e gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ “Report”, dhe ajo e vajzës së tij, janë përfshirë nga flakët pas një shpërthimi, raporton TgCom24.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ranucci përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dy eksplozivë kanë shkatërruar automjetet e parkuara para shtëpisë sime në Campo Ascolano, në periferi të Romës. Shpërthimet ishin aq të forta sa tronditën të gjithë lagjen”, shkroi vetë gazetari.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e karabinierisë, njësia kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar dhe zjarrfikësit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Mund të kishte edhe viktima 

Reklama në FieriWeb

Faqja zyrtare e emisionit “Report” ka reaguar gjithashtu duke konfirmuar se bëhet fjalë për një bombë të vendosur nën makinën e gazetarit.

“Automjeti shpërtheu, duke dëmtuar rëndë edhe makinën tjetër të familjes dhe banesën ngjitur,” thuhet në deklaratë.

Sipas autoriteteve, fuqia e shpërthimit ishte aq e madhe, saqë mund të kishte shkaktuar viktima nëse dikush do të ishte ndodhur pranë në atë moment. Prokuroria kompetente ka nisur hetimet, ndërsa është njoftuar edhe Prefekti.

Ngjarja po trajtohet me prioritet të lartë nga hetuesit, për shkak të profilit të lartë të gazetarit dhe natyrës së punës së tij hetimore.

Related Articles

Back to top button