KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në zonën e mbikalimit të Plepave, ku disa persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin, është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i bllokuar brenda në automjet, ndërsa të tjerët kanë marrë dëmtime të ndryshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë rrugore, zjarrfikësit dhe autoambulancat, të cilat po japin ndihmën e parë të plagosurve dhe po punojnë për të normalizuar qarkullimin në zonë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.




