AKTUALITETSTAR CHANNEL

Tërmet në jug të vendit, lëkundje me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 20 tetor 2025, rreth orës 00:59, në zonën e Ballabanit, në Komunën e Buzit (Bashkia Memaliaj), qarku Gjirokastër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave (IGEO), tërmeti kishte një thellësi prej 11.1 kilometrash dhe u ndje ndjeshëm në disa qytete të jugut të vendit, përfshirë Memaliajn, Tepelenën, Këlcyrën dhe pjesërisht Beratin e Fierin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas lëkundjes kryesore, janë regjistruar disa pasgoditje me magnituda më të vogla që varionin nga 2.3 deri në 3.5 Rihter, kryesisht në zonën midis Buzit dhe Ballabanit, duke treguar një aktivitet të vazhdueshëm sizmik në këtë brez.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet dhe ekspertët po vijojnë të monitorojnë situatën në terren.

Reklama në FieriWeb

Epiqendra ndodhej rreth 10 kilometra në lindje të Memaliajt dhe rreth 20 kilometra në veri të Këlcyrës, në një zonë me aktivitet sizmik të moderuar.

FieriWeb.com

Për më shumë lajme nga vendi dhe rajoni, ndiqni faqen tonë zyrtare dhe rrjetet sociale.

Related Articles

Back to top button