KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në “Kthesën e Azotikut” – përplaset motoristi, dërgohet me urgjencë në spital!

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit.
I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e aksidentit, është krijuar trafik i rënduar dhe radhë të gjata automjetesh në të dyja kahjet e lëvizjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të rregulluar qarkullimin dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.




