Vrasje për motive banale në Manëz: Dy të rinj humbin jetën pas një konflikti në lokal
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz, ku dy të rinj kanë mbetur të vdekur pas një konflikti për motive krejt banale. Sipas të dhënave paraprake, sherri ka nisur në një lokal, pasi një prej klientëve është irrituar me kamarierin që nuk i ka shërbyer kafe, me argumentin se ekspresi nuk ishte në punë gjatë natës.
Përplasja verbale është pasuar nga ndërhyrja e një pale tjetër që ka marrë në mbrojtje kamarierin, duke e përshkallëzuar situatën në sherr. Fjalët e rënda dhe ofendimet janë kthyer shumë shpejt në përplasje fizike, e më pas në përdorim armësh zjarri.
“Pse i flet kamarierit?!” – kjo ka qenë shkëndija që ndezi konfliktin, i cili përfundoi tragjikisht me dy viktima. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.




