Aksident në Zhupan – Drejtuesi i motomjetit pa leje drejtimi ndiqet penalisht

Një aksident është regjistruar dje në fshatin Zhupan, Fier, ku një motomjet është përplasur me një automjet.
Sipas njoftimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit Xh. R., 63 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet hetimore rezulton se 63-vjeçari drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, dhe gjatë lëvizjes është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi J. I., 26 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për ndjekje penale ndaj shtetasit Xh. R., për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor




