EKONOMISTAR CHANNEL

Siguracionet e automjeteve ndryshojnë nga 2026, shoferët që bëjnë aksidente do të paguajnë më shumë

Më i ulët apo më i lartë, siguracioni i automjeteve do të ndryshojë duke nisur nga janari 2026.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, drejtuesja e AMF-së, Mimoza Kaçi, deklaroi se kush ka shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajë më shumë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Drejtuesit e rregullt do të marrin si bonus një sigurim më të ulët, ndërsa ata problematik do të marrin “malus” ose sigurim më të lartë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Mund të mos jetë perfekt, por është një hap i madh për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim si bonusi ashtu edhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8, do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, thotë Kaçi.

Reklama në FieriWeb

Sa i përket sigurimit të detyrueshëm të banesave, një projektligj që ka pasur edhe kundërshtime nga kompanitë e sigurimeve, Kaçi theksoi se kjo është një nismë e mirë:

“Është draftuar një ligj i cili është në konsultim. Është një nismë shumë e mirë, ofron mbulim të banesave sipas një niveli të caktuar, qytetarët mund të shtojnë edhe më shumë. Ky është një sigurim minimal.”

Drejtuesja e AMF-së, teksa u pyet edhe për kriptomonedhat, deklaroi në Komision se një draft po përgatitet dhe pritet të jetë në konsultim publik së shpejti.

“Kemi punuar për draftimin e ligjit, jemi në një grup pune ku janë përfshirë AMF, BSH, Ministria e Ekonomisë. Kemi përgatitur një draft të parë, po diskutohet në grupin e punës dhe deri në fund të vitit mendohet që ne të publikojmë draftin”, shton Kaçi.

Pa një ligj të tillë, teksa një aktivitet i tillë nuk lejohet, në 2024 u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme rreth 11 milionë euro kriptomonedha.

Related Articles

Back to top button