ART & KULTURSTAR CHANNEL
Publiku fierak mirëpret me entuziazëm komedinë “Gruaja e burrit tim” në Teatrin “Bylis”

Sonte, në skenën e Teatrit “Bylis” në Fier, u dha premiera e komedisë “Gruaja e burrit tim”, me regji të Kiço Londos. Shfaqja u prit me shumë të qeshura, energji dhe duartrokitje nga spektatorët fierakë, të cilët shijuan një mbrëmje plot humor dhe situata gazmore.

Komedia, që trajton me finesë dhe ironi marrëdhëniet njerëzore dhe jetën në çift, solli në skenë aktorë të njohur të teatrit shqiptar, duke rrëmbyer vëmendjen dhe simpatinë e publikut.

Për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndjekin sonte, “Gruaja e burrit tim” do të rikthehet sërish nesër, në orën 19:00, në skenën e Teatrit “Bylis” Fier.










