AKTUALITETSTAR CHANNEL

Aksidenti ne FIER-Profesori 44 vjecar rikthehet në Itali pas 75 ditësh paraburgimi në Shqipëri

Gjykata zëvendëson masën e arrestit për shtetasin italian Michele D’Angelo, i akuzuar për aksidentin me pasojë vdekjen në Qafën e Koshovicës

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, më datë 22 tetor 2025, u zhvillua me dyer të mbyllura seanca gjyqësore lidhur me kërkesën penale të shtetasit Michele D’Angelo (M.D), i akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, ngjarje e ndodhur në Qafën e Koshovicës, Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kërkuesi, i përfaqësuar nga avokati Toto Avdija, me numër licence 11326, dhe në prani të përkthyesit të licencuar avokat Admir Filaj, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” me një masë më të butë, konkretisht “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Garanci pasurore”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Prokuroria e çështjes u përfaqësua nga prokurorja Greta Dreni, pranë Prokurorisë së Fierit.

Reklama në FieriWeb

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe bazuar në nenet 228, 229, 234, 236 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtarja Elira Hroni vendosi:

  1. Pranimin e kërkesës së paraqitur nga mbrojtja e Michele D’Angelo;
  2. Zëvendësimin e masës “Arrest në burg” me masën e kombinuar “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Garanci pasurore”;
  3. Garancia pasurore u përcaktua në shumën 15,000 euro (ose 1,500,000 lekë), e cila duhet të depozitohet brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
  4. D’Angelo do të qëndrojë në arrest deri në depozitimin e shumës, ndërsa më pas prokuroria duhet të urdhërojë lirimin e tij, nëse nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi;
  5. I pandehuri është i detyruar të paraqitet një herë në muaj, në Komisariatin e Policisë Fier, konkretisht të premten e fundit të çdo muaji, në orën 14:00.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga njoftimi.

Related Articles

Back to top button