KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit arreston dy drejtues mjetesh dhe procedon disa shtetas për vepra të ndryshme penale

Fier – Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit një sërë veprimesh hetimore e operacionale, duke arrestuar dy drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente rrugore dhe duke proceduar disa shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 62 vjeç, banues në fshatin Babunjë, pasi në fshatin Mërtish, automjeti që ai drejtonte u përplas me një tjetër automjet të drejtuar nga shtetasi Ll. A., 21 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi në Divjakë, automjeti që drejtonte u përplas me një motomjet të drejtuar nga N. Gj., 66 vjeç, i cili gjithashtu ndodhet në kujdes mjekësor.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Reklama në FieriWeb

Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe ndaluan shtetasin S. S., 34 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Lushnjës janë proceduar në gjendje të lirë disa shtetas për vepra të ndryshme penale:

  • Gj. Gj., për vetëgjyqësi, pasi ka prishur murin rrethues të një banese;
  • F. K., 54 vjeç, për shkelje të urdhrit të mbrojtjes ndaj vëllait të tij;
  • E. P., 39 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, për braktisje të fëmijës së saj të mitur;
  • A. Gj., 28 vjeçe, për dhunë ndaj nënës së saj;
  • R. L., 63 vjeçe, për vetëgjyqësi, pasi përdor një sipërfaqe toke që është në administrim të një shkolle;
  • N. Ç., për pushtim të paligjshëm të një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi 55-vjeçar;
  • T. N., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Policia bën me dije se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button