KRONIKËSTAR CHANNEL

Kërkoi ndryshimin e masës, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërthen në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….

Zbardhet qëndrimi i Gjon Shkambit në gjykatën e Apelit që i la në fuqi masën e arrestit në burg.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha gjatë seancës me dyer të mbyllura xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shpërthyer në lot.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”, tha i dyshuari që më herët kishte kundërshtuar masën duke u ankuar në shkallën e dytë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, teksa nipi i tij Elvisi pasi qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë atë të pajetë në podiumin ku dha vendimin e fundit, shtiu me armë zjarri edhe ndaj Ragip dhe Ervis Kurti të cilët mbetën të plagosur.

Reklama në FieriWeb

Prokurori vlerëson se Gjon Shkambi nuk reagoi dhe nuk kreu asnjë veprim dhe këtë e thotë bazuar në kamerat e sigurisë të instaluara në sallën e gjykatës ku dhe ndodhi krimi në datë 6 tetor 2025, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Nga ana tjetër u shqyrtua edhe masa për Banush Koxhaj për të cilin foli avokatja e tij. Mbrojtja kërkoi lirimin e punonjësit të gjykatës i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kryer kontrollin e duhur me detektor.

“Klienti im është i sëmurë”, shtoi avokatja e cila tregoi se Koxhaj kishte qenë një punonjës i dedikuar por sidoqoftë i patrajnuar dhe kjo nuk ishte përgjegjësia e tij. TCH

Related Articles

Back to top button