AKTUALITETSTAR CHANNEL

Policia e Shtetit përfiton investime dhe pajisje teknologjike nga Britania e Madhe

Policia e Shtetit shqiptare ka marrë sot një donacion të rëndësishëm nga Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, duke përfshirë pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë dhe investime për strukturat operative.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, Menaxheri Ndërkombëtar Ndërlidhës nga Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare, z. Stephen Law, si dhe drejtues të tjerë të Policisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Drejtori Proda falënderoi partnerët britanikë për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se donacioni përforcon kapacitetet logjistike të Policisë së Shtetit, sidomos të Njësisë Speciale për Kufirin dhe Migracionin “Delta” në Vlorë dhe strukturave të tjera operative.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkaq, z. Law u shpreh: “Është kënaqësi të mbështesim Policinë shqiptare. Bashkëpunimi me ju është i një rëndësie të veçantë për ne, dhe ndihem krenar që mundëm të përmirësojmë ambientet dhe teknologjinë e Njësisë Speciale për Kufirin dhe Migracionin, si dhe të pajisim Njësinë e Informacionit për Pasagjerin me ekrane të avancuara.”

Reklama në FieriWeb

Donacioni përfshin:

  • Rimobilimin e ambienteve të Njësisë Speciale për Kufirin dhe Migracionin “Delta”, Vlorë, dhe një automjet operativ.
  • 4 dylbi termike multispektrale.
  • 7 ekrane me parametra të lartë teknologjike, në funksion të Policisë Kufitare dhe Njësisë së Informacionit për Pasagjerin.

Ky kontribut është tregues i bashkëpunimit të ngushtë dhe besimit të partnerëve britanikë në punën dhe profesionalizmin e Policisë shqiptare.

Related Articles

Back to top button