Vlorë – Arrestohet 32-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në bulevardin “Ismail Qemali”
Një aksident fatal ka ndodhur rreth orës 00:15 të datës 28 tetor 2025, në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një 17-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet luksoz.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin “Trinity”, me drejtues një të mitur 17-vjeçar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.




