AKTUALITETSTAR CHANNEL

Reduktohet numri i grevistëve në fushën naftëmbajtëse të Patos–Marinzës

Patos – Marinzë, 28 Tetor 2025 – Numri i grevistëve në fushën naftëmbajtëse të Patos–Marinzës është reduktuar ndjeshëm në ditën e 14-të të grevës së urisë. Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka bërë që vetëm 7 naftëtarë të vazhdojnë protestën.

Grevisti Dritan Rrapushi tha se pavarësisht tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve, kauza e tyre do të vazhdojë deri në fund, duke denoncuar publikisht abuzimet e kompanisë Bankers Petroleum.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, Eduart Selami, i cili ka ndërprerë grevën për arsye shëndetësore, vijon të jetë pranë kolegëve dhe kërkon mbështetjen e shtetit:

“Shteti ynë ose është me ne, ose me kinezët. Nuk po na mbështet asnjë institucion.”

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Prej 18 vitesh operator në këtë fushë, Nikolin Alushaj shprehet se paga e tij është rritur vetëm 7 mijë lekë në dy dekada dhe kërkon që kompania të respektojë kërkesat e punonjësve, ndërsa protesta vijon pa negociata dhe kompania vazhdon punën normalisht.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button