AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Fier – Fermerët të pakënaqur me subvencionet e naftës: “Sasia nuk mjafton për punimet bujqësore”

Video

Ndërsa në qarkun e Fierit ka nisur shpërndarja e fondeve të skemës së mbështetjes në bujqësi, shumë fermerë shprehen të pakënaqur me subvencionet për naftën. Sipas tyre, sasia e karburantit që përfitojnë nuk mjafton për të mbuluar të gjitha punimet bujqësore gjatë sezonit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fermerët theksojnë se çmimet e larta të karburantit në treg, së bashku me kostot e inputeve bujqësore, e bëjnë të vështirë përballimin e shpenzimeve, ndërsa kërkojnë që skema e subvencioneve të rishikohet dhe të rritet sasia e naftës që u jepet falas.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas të dhënave zyrtare, në qarkun e Fierit kanë aplikuar rreth 18 mijë fermerë për 8 sektorë të bujqësisë dhe blegtorisë, me pjesën dërrmuese që kanë përfituar nga skema e karburantit falas, një masë që po zbatohet për të tretin vit radhazi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Megjithatë, një pjesë e fermerëve pohojnë se subvencionet aktuale janë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat reale të prodhimit dhe kërkojnë që mbështetja e qeverisë në bujqësi të jetë më e drejtpërdrejtë dhe më efektive.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button