AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier/ Biblioteka “Dritëro Agolli” dhuron libra për Burgun e Fierit

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, e drejtuar nga znj. Klodjana Gjata, ka dhuruar një fond të ri librash për bibliotekën e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (I.E.V.P) Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky gjest i vlerësueshëm u prit me mirënjohje nga drejtori i institucionit, z. Arben Qalliu, i cili falënderoi Bibliotekën për kontributin e çmuar në pasurimin e fondit të librave dhe në mbështetjen e edukimit të personave të privuar nga liria.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nisma ka për qëllim nxitjen e kulturës së leximit, zhvillimin personal dhe reflektimin përmes librit, si një urë e dijes dhe e shpresës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button