KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata la në burg shoferin që shkaktoi vdekjen e 17-vjeçarit, familjarët e Leandro Shametajt: Të ashpërsohet ligji, është vrasje me dashje

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin që i mori jetën 17 vjeçarit, Leandro Shametaj.

Familjarët e të ndjerit kërkojnë ashpërsim të ligjit, pasi sipas tyre nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, por vrasje me dashje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Daja i 17-vjeçarit, në një prononcim mediat, është shprehur “Ne kërkojmë nga drejtësia që, vërtetë ai ka marrë atë çka meriton, por në kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj.

Nuk ishte një aksident, por për ne është një vrasje me dashje. Në momentin që ecën me 200 km/h në bulevard dhe të rezultosh i dehur, nuk ka fjalë për ne… Nuk arrijmë dot ta besojmë këtë gjë. Kërkojmë që të ashpërsohet ligji, nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, është vrasje me dashje”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button