KRONIKËSTAR CHANNEL
Dyshohet për neglizhencë mjekësore në spitalin e Fierit, 63-vjeçari humb jetën – Prokuroria nis hetimet

Fier – Një 63-vjeçar ka humbur jetën në spitalin rajonal të Fierit, ndërsa familjarët dyshojnë se shkak është bërë neglizhenca në trajtimin mjekësor.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, më datë 30 tetor 2025, shtetasi A. Y., 39 vjeç, banues në Patos, ka kallëzuar se njerku i tij, A. Z., 63 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë së stafit mjekësor gjatë trajtimit në spital.
Aktualisht po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.




