KRONIKËRAJONISTAR CHANNEL

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni

Heraklion, Greqi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Halepa, Mastaba, në Heraklion të Kretës, ku dy persona humbën jetën në rrethana dramatike. Një person dyshohet se i ka vënë flakën nënës dhe xhaxhait të tij brenda apartamentit.

Sipas raportimeve të policisë, një prej viktimave u gjet me një qese mbi kokë, duke shtuar dyshimet se ishte mbytur me asfiksim para se të digjej. Pas aktit të rëndë, autori i dyshuar tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni, por u gjet në gjendje të rënduar psikologjikisht dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Trupat e viktimave u gjetën të djegura në zona të ndryshme të apartamentit, ndërsa zjarrfikësit mobilizuan një numër të madh të forcave, me 16 zjarrfikës dhe 4 automjete për të shuar zjarrin dhe për të nxjerrë viktimat.

Mësohet se nëna e autorit vuante nga një sëmundje që e pengonte të ecte, ndërsa ende nuk janë zbardhur motivet e krimit. Policia po heton gjithashtu gjendjen psikike të autorit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi të rëndë familjare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe mbetet objekt hetimesh intensive nga autoritetet greke.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button