AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier/ Përkujtim solemn për 81-vjetorin e Brigadës XI Sulmuese

Në Fier u përkujtua sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare – 81-vjetori i krijimit të Brigadës XI Sulmuese.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut, të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët u përulën me respekt dhe mirënjohje për kontributin e popullit fierak në mbështetje të Lëvizjes Antifashiste.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë ceremonisë u vlerësua roli i veçantë i Brigadës XI Sulmuese në çlirimin e qyteteve të ndryshme të vendit nga pushtuesit gjermanë dhe në përmbushjen e detyrave të tjera luftarake pas çlirimit të Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e kujtesës historike dhe ruajtjes së vlerave të lirisë për të cilat luftuan dëshmorët e Atdheut.

Reklama në FieriWeb

Lavdi Brigadës XI Sulmuese! Lavdi LANÇ-it! 🇦🇱

Related Articles

Back to top button