KRONIKËLAJMI FUNDITSTAR CHANNEL
Vlorë/ Ngjarje e rëndë në Selenicë, humb jetën 35-vjeçari pas të shtënave me armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku një person rreth 35 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një të shtënë me armë zjarri, për të ndërruar më pas jetë në spital.
Sipas dëshmive të banorëve, ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, në qendër të fshatit. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
I plagosuri është transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.




