KRONIKËSTAR CHANNEL

Ky është Autori i dyshuar i vrasjes në Gjorm: Bertil Alliaj

Vlorë – Në vijim të hetimeve për ngjarjen e rëndë në fshatin Gjorm, policia ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Bertil Alliaj, i cili dyshohet se ka vrarë kushëririn e tij, shtetasin Dalan Alliaj, me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas kryerjes së krimit, Bertil Alliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa autoritetet bëjnë apel që kushdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë me policinë për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button