KRONIKËSTAR CHANNEL

Sot mbahet seanca në Gjykatën e Fierit për mjekun e arrestuar pak ditë më parë.

Fier – Mjeku imazherist Gëzim Taullaj, 66 vjeç, nuk është paraqitur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, ku ishte planifikuar seanca për akuzat që rëndojnë mbi të. Për arsye shëndetësore, Taullaj është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Xhevair Morina.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mjeku imazherist u arrestua nga Policia e Fierit pas një hetimi katërmujor të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit të koduar “Imazheria”. Ai u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash nga një pacient, i cili kishte shkuar për të kryer një ekzaminim me eko abdominale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet kanë treguar se Taullaj shpërdoronte detyrën, duke vizituar pacientë edhe në dy klinika private në qytetin e Fierit gjatë orarit zyrtar. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale shumën prej 1.857.000 lekësh të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë amerikanë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Seanca gjyqësore zhvillohet para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tusha dhe prokurori Leonard Suçi. Taullajt i rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button