KRONIKËSTAR CHANNEL

Mashtrimi përmes Postës, si u zbulua skema e përdorur nga 2 kinezët për vjedhjen e miliona eurove

Klan News ka mësuar të dhëna të reja lidhur me arrestimin e dy shtetasve kineze, të cilët u kapën të shtunën në Tiranë, dhe do mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare.

Gazetari Besar Bajraktaraj, duke iu referuar burimeve hetimore raporton se Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë personave nga 2 kinezët e arrestuar, C.F, 51 vjeç, dhe H.Y, 45 vjeç. Përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dy kinezët, pasi erdhën një javë më parë në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal, u vendosën në një hotel në qendër të kryeqytetit, vend ku u gjetën me dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin. Ata kishin planifikuar që pas ngritjes së infrastrukturës për marrjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë, paratë do të tërhiqeshin nga jashtë vendit.

Krimi Kibernetik ka rënë në gjurmët e grupit të kinezëve nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të “darkweb” dhe burimeve të hapura në internet, të cilat pasi janë verifikuar kanë çuar në identifikimin e dy kinezëve. Si rezultat, u çel një procedim me metoda speciale hetimi, i cili përfundoi me sukses. Hetimi është në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sjellim ndërmend se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku dy kinezës qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button