7 arrestime dhe 2 të mitur të proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi në Vlorë dhe Sarandë
Vlorë, 3 nëntor 2025 – Gjatë fundjavës, strukturat e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë intensifikuan kontrollet në të gjitha akset rrugore, për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar aksidentet.
Si rezultat, u arrestuan 7 drejtues mjetesh dhe u proceduan penalisht 2 të mitur, të cilët drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Në periudhën janar–nëntor, në qarkun e Vlorës janë arrestuar/proceduar penalisht 493 shtetas, nga të cilët 376 për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe 117 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet vijojnë 24/7 dhe janë përqendruar kryesisht në akset urbane dhe zonat me qarkullim të dendur, duke përfshirë testet e alkoolit, kontrollin e dokumentacionit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, vendosjen e kaskës mbrojtëse dhe të rripit të sigurimit.
Gjatë fundjavës u evidentuan 9 drejtues mjetesh që drejtonin automjete në mënyrë të parregullt, përfshirë 2 të mitur. Arrestimet përfshijnë:
- K. K., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
- A. S., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
- Xh. J., 25 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
- A. Sh., 43 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
- A. S., 37 vjeç, për drejtim ciklomotori në gjendje të dehur dhe pa leje
- L. E., shtetas finlandez, 30 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
- O. A., shtetas turk, 43 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Ndërkohë, 2 të mitur 16 dhe 17 vjeç u proceduan penalisht për drejtim automjetesh pa leje drejtimi.
Vetëm gjatë javës së fundit janë vendosur mbi 3,000 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, duke përfshirë:
- 940 për tejkalim shpejtësie
- 140 për parakalime të rrezikshme
- 80 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
Policia Rrugore e Vlorës apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit, parakalimet e rrezikshme dhe drejtimin nën efektin e alkoolit.




