AKTUALITETSTAR CHANNEL

Erion Veliaj mbetet kryebashkiaku i Tiranës, nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë

Gjykata Kushtetuese doli me një vendim për çështjen e Erion Veliajt duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas burimeve të Klan News, gjykatësit kanë vendosur 5 me 3 në favor të tij.

Në këtë mënyrë rrëzohet vendimi i qeverisë që e shkarkonte nga posti pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dhënia e këtij vendimi do të thotë po ashtu se në kryeqytet nuk do të zhvillohen zgjedhje, duke e bërë edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj të pavlefshëm.

Kujtojmë se qeveria e shkarkoi Veliajn më 25 shtator, duke u mbështetur në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pasi ai nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Më 31 tetor, në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca maratonë për shqyrtim e ankimimit të tij, e cila zgjati 7 orë.

Në sallën e gjyqit Veliaj, qeveria dhe presidenca dhanë argumentet e tyre. Kjo ishte njëkohësisht hera e parë që Veliaj shfaqej në publik pas arrestimit më 10 shkurt, këtë herë me pranga në duar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button