KRONIKËSTAR CHANNEL
Shoferja përplas tufën me bagëti, ngordhin disa prej tyre
Një automjet tip Fiat Punto me targa AB 324 CI i drejtuar nga një 40 vjeçare, duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjës, ka goditur një tufë me bagëti.
Si pasojë e goditjes, disa bagëti të imëta kanë ngordhur, ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale.
Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar dhe po kështu edhe bariu nuk ka qenë në rrugë, në momentin e përplasjes.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar rastin, ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë.




