AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Burri im u vra me thikë para syve të vajzës sonë” – rrëfimi tronditës i bashkëshortes së 42-vjeçarit të vrarë në Kalanë e Beratit

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Beratit, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra me thikë në Kalanë e qytetit, ka marrë një tjetër dimension pas dëshmisë së bashkëshortes së tij, Vjola Haxhia. Ajo rrëfen me dhimbje momentet e fundit të jetës së bashkëshortit, i cili u godit për vdekje nga Kristo Mema, pas një debati absurd rreth një kali.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Ne vizituam kalanë me familjen dhe nënën e bashkëshortit. Vajza jonë 8-vjeçare pa një kalë të lidhur dhe kërkoi ta prekte. Keli iu afrua bashkë me të, pa e ditur që pronari do të shfaqej i tërbuar, duke ulëritur që të mos e prekë kalin sepse acarohej. Burri im i tha qetë: ‘Mos u shqetëso, kam pasur kuaj, di si t’i trajtoj’”, tregon ajo.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dëshmisë, autori filloi të debatonte me tone ofenduese dhe vulgare. “Bashkëshorti im i tha: ‘Je në moshën e gjyshit tim, nuk merrem me ty’. Në ato momente ishte dorë për dore me vajzën. Kur u nis për t’u larguar, autori e pështyu tri herë dhe e ofendoi rëndë. Keli u kthye, por në sekondë ai e goditi me thikë. Më tha: ‘Shpirt, njofto ambulancën, më vrau me thikë’, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak”, rrëfen Vjola Haxhia.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ajo shton se gjithçka ndodhi para dhjetëra turistëve që mund të dëshmojnë ngjarjen, duke mohuar kategorikisht versionet mediatike se sherri nisi për shkak të pagesës për një foto me kalin.

Reklama në FieriWeb

“Ne jetojmë në Angli dhe ishim me pushime. Keli nuk bëri asnjë foto, nuk kishte asnjë arsye për konflikt. Fëmijët e mi janë në shok – nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin. Shteti duhet të interesohet për ta, jo të heshtë”, përmbyll ajo mes dhimbjes.

Related Articles

Back to top button