KRONIKËSTAR CHANNEL
Arrestohet avokati 69-vjeçar në Vlorë dhe dy të rinj për aksidente rrugore

Vlorë, 6 Nëntor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë për shtetasin D. M., 69 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 05.11.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda dhe më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprave të kryera penalisht”.
Në një tjetër aksion, specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan dy të rinj:
- M. A., 18 vjeç, banues në Delvinë, pasi duke drejtuar automjetin pa leje, aksidentoi këmbësoren L. B., 48 vjeçe, e cila ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën, në rrugën “Nafiz Hadëri” në Delvinë.
- A. Xh., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi humbi kontrollin mbi automjetin në aksin rrugor Krane-Qafbotë, duke dëmtuar veten dhe dy pasagjerë të mitur. Nga verifikimet rezultoi se edhe ky shtetas drejtonte automjetin pa leje.
Të gjithë materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




