AKTUALITETSTAR CHANNEL

Policia e Fierit ndan këshilla për sigurinë me nxënësit e shkollave 9-vjeçare

Fier – Drejtoria Vendore e Policisë Fier po vijon aktivitetet edukative me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë takimeve të zhvilluara në shkollat e Fierit dhe Lushnjës, ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafin mësimor, diskutuan me nxënësit mbi dhunën, bullizmin, bullizmin kibernetik dhe rreziqet e trafikimit të fëmijëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Punonjësit e policisë ndanë këshilla praktike, treguan shembuj realë dhe përdorën materiale informuese për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

DVP Fier bën me dije se aktivitetet sensibilizuese do të vijojnë edhe në shkollat e tjera të qarkut.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button