KOSOVASTAR CHANNEL

Tragjedi në Malishevë, dy vëllezër vriten nga dhëndri i familjes, i cili ndodhet ende në arrati.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës në Kosovë, ku dy vëllezër nga fshati Gollubovc kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Driton Morina dhe Naim Morina janë dy vëllezërit. Ndërkaq, vrasësi thuhet të jetë Astrit Isufi,

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Reklama në FieriWeb

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe prokurori i rastit. Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra është gjetur në vendin e ngjarjes.

Sipas mediave vendase, i dyshuari kryesor është dhëndri i familjes, i cili ndodhet ende në arrati. Autoritetet kanë nisur kërkimet intensive për kapjen e tij.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Kosovës.

Related Articles

Back to top button