KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë – Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka sekuetruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, që dyshohen se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni është zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve që kanë burim në veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet janë përqendruar në dy raste konkrete:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

1️⃣ K. Q. (alias J. H.), 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, është vënë nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Reklama në FieriWeb

Me vendim të Gjykatës së Sarandës (07.09.2025), i konfirmuar nga Gjykata e Apelit (24.10.2025), është vendosur sekuestro preventive mbi:

  • Një hotel 6-katësh me 37 dhoma dhe garazh 440 m² në Sarandë;
  • Një hotel 4-katësh me 15 dhoma dhe lokal shërbimi në Sarandë.

2️⃣ A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë në krime ndaj personit, trafiqe dhe narkotikë, është gjithashtu nën hetim për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.

Sipas vendimit të Gjykatës së Sarandës të datës 31.07.2025, janë sekuestruar:

  • Në Sarandë: lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m²;
  • Në Tiranë: apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m²;
  • Në Rradhimë (Vlorë): pasuri me sipërfaqe 36 m², 485 m² dhe 619 m²;
  • Në Memaliaj (Tepelenë): truall 650 m² dhe pasuri të tjera.

Gjithashtu, janë sekuestruar 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare në emër të këtyre shtetasve.

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijon puna hetimore për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të lidhur me këta individë.

Related Articles

Back to top button