KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i trefishtë në aksin Levan–Tepelenë, përplasen tre automjete pranë kryqëzimit të Varibopit
Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të kryqëzimit të Varibopit. Në aksident janë përfshirë tre automjete: një Audi me targa AB 818 GG, një Mercedes-Benz me targa AA 799 ZE, dhe një Ford me targa AA 775 OL.
të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit. Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Ndihmës së Shpejtë, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.




