POLITIKËSTAR CHANNEL

“Sot është ditë e shënuar”/ Voton kandidatja socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini: Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen. Kandidati i pavarur: Kam besim…

Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka votuar paraditen e sotme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Teksa ushtroi të drejtën e votës, ajo ka deklaruar më pas se kjo është një ditë e shënuar, teksa është e kënaqur me pjesëmarrjen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini.

Reklama në FieriWeb

I pyetur për pjesëmarrjen e ulët në votime dhe se sa beson tek fitorja e tij, Dionis Sota, kandidati i pavarur me mbështetjen nga PD, u shpreh me besim të plotë te fitorja.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve vlonjatë të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë për të ndryshuar të ardhmen e qytetit”, ka vijuar më tej ai.

Brunilda Mersini është në garë për Bashkinë e Vlorës përballë dy kandidatëve të pavarur, Dionis Sota dhe Gjergji Nika.

Related Articles

Back to top button