KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Policia godet një sërë veprash penale, nga droga e armëmbajtja te dhuna në familje dhe shkeljet mjedisore

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer disa procedime dhe arrestime në kuadër të luftës kundër paligjshmërisë në territorin e qarkut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

🔹 Në Himarë, u procedua penalisht shtetasi M. V., 20 vjeç, banues në Orikum, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

🔹 Në Vlorë, u procedua shtetasi A. H., 33 vjeç, pronar i një “Farmacie Bujqësore”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me AKU dhe DVKT Rajoni Jugor, u gjetën produkte herbicide/pesticide të ndaluara për përdorim në territorin shqiptar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

🔹 Po në Vlorë, u arrestuan:

Reklama në FieriWeb
  • E. B., 25 vjeç, banues në Fier, pasi iu gjet në automjet një armë e ftohtë (thikë);
  • A. T., 20 vjeç, banues në Vlorë, për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Gjithashtu u:

  • shpall në kërkim shtetasi M. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për vjedhjen e një motoçiklete në fshatin Delisuf;
  • procedua penalisht shtetasi M. G., 66 vjeç, për punime pa leje në një objekt në “Ujin e Ftohtë”;
  • procedua penalisht shtetasi I. B., 38 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, për vjedhje çante në lagjen “1 Maji”.

🔹 Në Orikum, u arrestua shtetasi G. B., 41 vjeç, pasi u konstatua jashtë banesës duke shkelur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Vlorës.

🔹 Në Himarë, po vijojnë hetimet për dy ngjarje të ndodhura në fshatin Vuno:

  • E. M., 43 vjeç, nga Librazhdi, është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
  • P. M., 62 vjeç, ka denoncuar se është goditur për motive të dobëta nga dy bashkëfshatarë.

🔹 Në Sarandë, u arrestua J. N., 32 vjeç, për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Gjithashtu, u proceduan penalisht:

  • M. K., 52 vjeç, për zënie hapësire publike me tabela metalike në shërbim të lokalit të tij;
  • I. I., 39 vjeç, për pengim të punonjësit të Ujësjellësit gjatë kryerjes së detyrës;
  • S. Sh., 68 vjeç, dhe H. K., 54 vjeç, banues në Ksamil, të denoncuar se kanë helmuar qenin e një qytetari në vendin e quajtur “Sotira”.

Policia bën me dije se materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet dhe goditjet ndaj veprimtarive të paligjshme do të vijojnë në të gjithë qarkun e Vlorës.

Related Articles

Back to top button