KRONIKËSTAR CHANNEL
SPAK thërret Sali Berishën për t’u pyetur lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për t’u paraqitur të premten në orën 10:00, lidhur me hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku katër protestues humbën jetën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga plumbat e Gardës së Republikës.
Berisha është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Për t’u siguruar që kreu i Partisë Demokratike të njoftohet për fletëthirrjen, SPAK e ka dërguar atë në tre adresa: në banesën e tij, në Kuvendin e Shqipërisë dhe në selinë e PD-së.




