Zeqjine Çaushi reagon pas ironive për lapsusin në Kuvend: “Nga lapsuset e mia nuk i ka ardhur dëm askujt, nga tuajat janë marrë jetë njerëzish”
Deputetja e qarkut të Fierit, Zeqjine Çaushi, ka reaguar publikisht në rrjetin e saj social “Facebook”, pas komenteve ironike dhe reagimeve të opozitës për një lapsus të bërë gjatë fjalimit të saj në Kuvend.
Në reagimin e saj, Çaushi ka theksuar se lapsuset e saj janë të padëmshme dhe se ndryshe nga gabimet e kundërshtarëve politikë, nuk kanë sjellë pasoja për askënd.
“Nga lapsuset e mia nuk i ka ardhur dëm askujt. Por nga lapsuset tuaja janë marrë jetë njerëzish. Shkoni jepni llogari përpara drejtësisë! Lapsuset e mia, të paktën, i bëjnë qytetarët të qeshin. Të tuajat, për fat të keq, i kanë bërë të qajnë.”
Reagimi i deputetes nga qarku i Fierit ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, ku shumë komentues kanë vlerësuar mënyrën ironike me të cilën ajo iu përgjigj kritikave.





